Dybala-Mbappe, së shpejti një duel për “Topin e Artë”

Nuk do të kishte kuptim për ta reduktuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve Monaco-Juventus si një luftë të vetme mes dy futbollistëve, apo edhe dy trajnerëve, edhe pse këndvështrimi së këtejmi duket interesant. Me pak fjalë, Monaco-Juventus është më shumë se Mbappe kundër Dybala. Por, sigurisht, vëmendja e botës së futbollit do të bjerë edhe në dy prej fenomeneve të ardhshme të futbollit, që janë tashmë duke shkruar historinë e këtij sporti përmes cilësisë së tyre të mirë. Për Dybala është sezoni i njohjes ndërkombëtare: rinovimi i tij prej milioneri e bën atë njeriun, rreth të cilit Juventusi do të ndërtojë të ardhmen e suksesit në Itali dhe në Europë. Mbappe është evidentuar vrullshëm, sidomos para këtij sezoni shpërthyese në nivelin më të lartë, duke tërhequr mbi vete vëmendjen e merkatos dhe Champions-it.

Disa karakteristika, por tashmë vendimtare, pavarësisht moshës së tyre të re: argjentinasi dhe francezi mund të përdoren në të ardhmen e afërt, në qoftë se do të konfirmojnë paraqitje të tilla të jashtëzakonshme, për të krijuar një duel epik për “Topin e Artë”. Aktualisht, dy gjigandët e La Liga, Messi dhe Ronaldo, janë larg gatishmërisë për të hequr dorë nga froni, edhe për pak kohë. Dhe pastaj, Mbappe e Dybala do të duhet të merren me një tjetër rival të madh, që mund të luajë për “Topin e Artë” qysh tani; Neymar. Dybala ka treguar tashmë se çfarë është në gjendje të bëjë, se sa i vlefshëm ishte kundër Barcelonës, ndërsa tani nuk ka ndërmend të ndalet. Mbappe e ka rastin të shkëlqejë e të konsolidohet si një yll në lindje në dy gjysmëfinalet e afërta të Champions-it kundër Juventusit.