Për Paolo Dybala kalimi nga mënyra e festimit tek realiteti ishte fare i shkurtër. E famshmja “Mask” që Joya bardhezi tregon pas cdo shënimi goli është bërë tashmë një maskë e vërtetë. Realizimin, në bashkëpunim me Adidas, e ka bërë kinezi Zhijun Wang, që për të promovuar “Copa 19+” ka përdorur pjesë nga këpucët e sulmuesit të Juventus. Tani Dybala ka vërtetë “maskën e tij të gladiatorit”, por a mund të luajë me të…?!.