Ëndrra e fundit e Florentino Perez, ka lindur në Argjentinë, është transferuar në Itali dhe vesh fanellën bardhezi. Quhet Paulo Dybala dhe është tundimi i fundit i Realit të Madridit, për në vitin 2018 kur do të përfundojë dhe bllokimi i merkatos për dy sesione që i është vendosur klubit spanjoll nga Fifa, dhe në atë kohë Reali mund të rifillojë të blejë futbollistë. Lajmi vëhet i ditur nga e përditëshmja iberike El Mundo Deportivo sipas së cilës presidenti i Realit synon në ndërtimin e tredhëmbëshit Dybala-Cristiano Ronaldo-Bale, për t’ju përgjigjur treshes së sulmit të Barcelonës të përbërë nga Messi-Suarez-Neymar.
Zgjedhja e Perez, shkruan Mundo Deportivo është Dybala edhe pasi presidenti i Realit ka mësuar nga njerëz shumë pranë argjentinasit vendimin e tij për të lënë Juventusin në fund të sezonit. Edhe Bajerni i Ancelottit qëndron në pritje për Dybala-n, që me Verratin do të formonte një dyshe blerjesh shumë të pëlqyer nga trajneri italian i skuadrës bavareze. Nuk duhet harruar ndërkohë që në ndjekje të Dybalas është prej kohësh edhe Barcelona, si dhe fakti që argjentinasi është në kontakte me Juventusin për rinovimin e kontratës.