Sezoni aktual i Paulo Dybala nuk ka qenë aspak emocionues. Pesë gola të shënuar në Serie A dhe një rol, që ende duhet t’i përcaktohet në skemat e lojës së Juventusit, shto dëmtimet, janë “fotografia” e argjentinasit, që ka provuar rëndom edhe stolin. Paraqitja e tij e fundit ishte në pjesën e parë të Juventus-Ajax, ndeshje në të cilën mbante shiritin e kapitenit, falë mungesës së Chiellini. Një problem lëndimi do ta lërë jashtë sfidës së radhës kundër Fiorentinës, që mund të zyrtarizojë titullin e tetë radhazi të bardhezinjve. Argjentinasi, përmes rrjeteve sociale ka ripohuar dashurinë për fanellën që mban veshur nga qershori 2015.