Agjenti Mino Raiola ka rrezikuar të shqetësojë përkrahësit e Juventusit duke sugjeruar që sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, duhet të largohet nga kampionët italianë. Lojtari 23-vjeçar u bashkua me Juventusin nga Palermo në qershor 2015 dhe ishte instrumental në mbrojtjen e suksesshme të titullit nga bardhezinjtë në sezonin e kaluar të Seria A. Por agjenti beson se e ardhmja e tij qëndron larg nga Torino dhe jo domosdoshmërisht, siç spekulohet shpesh, me Barcelonën. “Unë mendoj se Dybala do të largohet përfundimisht nga Juve, – tha Raiola për “RaiSport”. Ai duhet të shkojë në një ekip ku i bashkohet një projekti që është i përshtatshëm për të. Tani për tani është e vështirë për të hyrë në Barcelonën e reformuar, por ai do të bënte mirë te Real Madridi, Mançester Junajtedi, Mançester Siti, ose Çellsi”. Raiola, gjithashtu, foli kundër drejtorit ekzekutiv të Milanit, Marko Fassone, dhe drejtorit sportiv kuqezi, Massimiliano Mirabelli, duke thënë: “Unë nuk besoj në projektin e tyre”, nënvizoi më tej Raiola. Ndërkohë në fund agjenti Mino Raiola ka folur edhe për menaxherin e Milanit Masimiliano Mirabelli dhe Marko Fasones. Një marrëdhënie e nisur keq, fryt i një negociate të komplikuar, si ajo për rinovimin e Gjianluigji Donnarumma. Komplikime që kanë hasur nga disa mosmarrëveshje mes Mino Raiolas dhe Masimiliano Mirabellit, me këtë të fundit që ka sulmuar super menaxherin në ditët e kaluara duke e quajtur atë: “Një burrë i vogël”. Tani ka ardhur kundërpërgjigja e Minos, i cili ka thënë për Rai Sport: “Nuk kam asgjë personale kundër Fassones dhe Mirabellit, por nuk kam besim te projekti i tyre”, përfundoi Raiola.