Juventusi duket se ka arritur marrëveshjen me përfaqësuesit e Paulo Dybalas për vazhdimin e kontratës. Kështu kanë shkruar mediat italiane të enjten. Argjentinasi është përballur me kritika të shumta për shkak të fillimit të dobët këtë sezon. Ndërsa për argjentinasin kanë shfaqur interesim disa skuadra të njohura si Real Madrid, Manchester United dhe PSG. Sidoqoftë, lojtari më i vlefshëm i Serisë A për edicionin e kaluar, është afër nënshkrimit të kontratës së re.
Bianconerët kanë planifikuar një takim me Jorge Antun dhe presin që të dy palët të diskutojnë kontratën e re gjatë muajit të fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit “La Stampa” raporton se Dybala kërkon më shumë para se sa që Juventusi është i gatshëm të ofrojë. Kontrata aktuale e tij përfundon më 30 qershor të vitit 2022.
27-vjeçari nga Palermo u transferua te “Zonja e Vjetër” në korrik të vitit 2015. Që atëherë i ka luajtur 236 ndeshje për “bardhezinjtë”, ndërsa ka kontribuuar me 96 gola dhe 38 asistime.