Juventusi me shumë gjasë do ta shes Paulo Dybalan në merkaton e verës. Sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e skuadrës italiane, andaj këta të fundit do ta shesin për shumën e 130 milionë eurove.
Juventusi po tenton ta transferojë Mohamed Salahun si zëvendësues të Dybalas. Për transferimin e egjiptianit, ‘Zonja e Vjetër’ duhet të paguajë në arkat e Liverpoolit hiç më pak se 200 milionë euro.