Një gjykatë në Krimenë e okupuar nga Rusia, sot e ka dënuar liderin tartar në Krime, Ilmi Umerov, për separatizëm, në rastin që është kritikuar nga perëndimi si i motivuar politikisht. Gjyqtarët e emëruar nga rusët në Simferopol, që është kryeqytet rajonal, e dënuan Umerovin me dy vjet në një burg, ku ata detyrohen të punojnë fizikisht në një kapacitet industrial në afërsi. Umerov, zëvendëskryesues i Mexhlisit, që është organ përfaqësues i tartarëve të Krimesë, ishte kritik i ashpër i okupit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014, dhe për goditjen ndaj tartarëvetë Krimesë. Duke folur në procesin gjyqësor para një jave, Ilmi Umerov, 59 vjeçar, tha se akuzat kundër tij e kanë të vetmin qëllim – “që është për t’i ndëshkuar ata që e kundërshtojnë aneksimin”. Umerov tha se e konsideron vetveten “vetëm shtetas të Ukrainës”. Dënimi i zotit Umerov u bë pas vendimit të ngjashëm në një gjykatë në Krime, më 22 shtator, kundër bashkëpunëtorit të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Mykola Semena.