Vajza e Qaniut, Besiana u shpreh se çdo ditë kujton nga një thënie të tij dhe dhembjen e mposht me porosinë “Qëndro vertikalisht dhe atëherë kur e ke më së vështiri”
Miqtë dhe dashamirët në një ambient intim e familjarë kanë bërë homazhe tek varri i Qani Mehmedit. Në dy vjetorin e largomit fizik nga jeta u përurua pllaka përkujtimore e dizajnuar me mjeshtëri nga Zeni Ballazhi e Shkodran Tolaj,realizuar nga “Mili Granit” nga Kërçova.Vendorehja e Qani Mehmedit tani ka marrë pamjen e një vendi që shpreh pastërti, atdhetarizëm dhe modesti.
Të pranishmit shprehën dhembjen, mallin dhe kujtuan veprat e tij që mbeten të pavdekshme.
Arsim Sinani i pranishëm në homazhe u shpreh se me ikjen e Qani Mehmedit u rrënua institucioni i fjalës së lirë.”Qaniu ishte akademi, Qaniu kishte pushtet të fjalës.Ne duhet që një fakulteti të gazetatisë ti vëmë emrin e tij, pse jo të themelohet një çmim me emër të tij” u shpreh ai.
Profesoresha Gjyla Çeliku u shpreh se Qani Mehmedi ishte nga ata që dha gjithçka për shoqëri pa kërkuar kurr asgjë, as pozita shoqērore”
Vajza e Qaniut, Besiana u shpreh se çdo ditë kujton nga një thënie të tij dhe dhembjen e mposht me porosinë “Qëndro vertikalisht dhe atëherë kur e ke më së vështiri” .
Dy vjetori i Qani Mehmedit u përcoll nga Televizioni”Uskana” medium ky që ishte themeluar nga vet Qaniu në vendlindjen e tij.Qaniu mbetet figura emblematike për vendlindjen e tij ku prehet në Drogomisht të Vogël, për shqiptarët në përgjithësi dhe gazetari më me ndikim në hapësirën mediatike shqiptare.Gazeta “Lajm” e Prishtinës ku një kohë ishte kryeredaktor do ta kujtoj gjithnjë si njeriun që nuk iu dorëzua pushteteve dhe luftoi për mendimin dhe fjalën e lirë.