Shkup, 29 qershor – Gjykata Penale në Shkup e ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg, Petre Zhezhovskin nga Shkupi, pasi ai pranoi fajin për ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë vitin e kaluar.
Dje në Gjykatën Penale u mbajt seancë pas pranimit të fajit, ndërsa është udhëhequr nga gjykatësja Olja Ristova, ndërsa në aktgjykim thuhet se i dënuari Zhezhovski ka hyrë në Parlament, fizikisht ka sulmuar zyrtarin policor, e ka kapur për fyti dhe i ka thënë: “kë e fsheh ti, kë e mbron”.
Më pas tani më i dënuar me persona të tjerë është drejtuar në sallën e konferencave në Parlament, ku ka sulmuar fizikisht truprojën e Oliver Spasovskit, Sashe Tasevski.
Kjo është hera e tretë që të dyshuarit për 27 prillin pranojnë fajin, pas Vasko Cungarevski dhe Dimitar Poposki.