Dy vite burg për mësuesin, ju gjetën video të ISIS-it në kompjuter

Një mësues në qytetin Grenoble të Francës u dënua me dy vite burgim për shkak të posedimit të fotografive propaganduese të DEASH-it në kompjuterin e tij. Gjykata në Grenoble vendosi për mësuesin e matematikës, i cili më 24 korrik ishte arrestuar me dyshim të terrorizmit.
Gjykata vendosi se mësuesi 53 vjeçar në kompjuterin e tij posedonte publikime propaganduese dhe një numër të madh të pamjeve të organizatës terroriste DEASH dhe vendosi që kjo në bazë të ligjeve të Francës hyn në veprën penale lavdërim të terrorizmit. Mësuesi me prejardhje marokene, i cili pretendoi se këto publikime i kishte shkarkuar nga uebfaqe të ndryshme për shkak të kuriozitetit, u dënua me dy vite burgim.
Prokurori i shtetit njoftoi se në kompjuterin e të arrestuarit janë gjetur edhe një numër të madh të publikimeve pornografike dhe kërkoi 4 vjet burgim si dhe detyrim për trajtim e ndjekje ligjore dhe sociale për 6 vite. Sipas ligjeve të Francës, veprat penale propagandimi i organizatës terroriste dhe lavdërimi i terrorizmit dënohen me 5 vjet burgim dhe gjobë prej 75 mijë eurosh. Kurse nëse këto vepra penale kryen në mjedise të internetit, dënimi rritet në 7 vjet burgim dhe në 100 mijë euro gjobë.