Shkup, 22 mars – Dy pjesëtarë të ARM-së të Kazermës së Tetovës “Kuzman Josifovski Pitu” të cilët me plagë nga të shtënat sot janë sjellë në Qendrën Urgjente në Shkup, janë në gjendje shëndetësore stabile.
Këtë sot për MIA-n e deklaroi drejtori i Klinikës për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Rianimacion dhe Mjekim Intensiv dhe Qendër Urgjente (TOARMIQU), Ilir Hasani, i cili tha se për momentin ushtarëve po u bëhen analiza plotësuese dhe radiografi në Klinikën për Radiologji.
Theksoi se pasdite me siguri do t’u bëhet ndërhyrje operative.
Nga Shtatmadhoria e ARM-së për MIA-n informuan se dy ushtarët janë plagosur prej një plumbi të shtënë prej një “mitralozi” gjatë pastrimit të armëve.
“Sot në mëngjes në orën 9:55 “Kuzman Josifovski-Pitu” në Tetovë erdhi deri tek plagosja prej një armë zjarri të dy ushtarëve profesionistë të ARM-së sipas informacioneve të para, gjatë pastrimit të armës “mitraloz” është shtënë një plumb me ç’rast me plagë në këmbë në pjesën mbi gju dhe poshtë gjurit janë lënduar ushtarët profesionistë M.J. dhe V.Sh.”, theksojnë nga ARM.
Ushtarët e lënduar janë transferuar në spitalin në Tetovë, ndërsa më pas janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Organet kompetente të MPB-së dhe ARM-së janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.