Kabul, 11 janar – Dy ushtarë amerikanë dhe dy të tjerë janë lënduar në shpërthimin me bombë pasi automjeti i tyre ka shkelur në rrugë, në jug të Afganistanit, njoftoi sot ushtria amerikane.
Talibanët menjëherë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i tyre Kari Jusuf Ahmadi ka deklaruar se sulmi ka ndodhur në provincën jugore të Kandaharit.
Talibanët për momentin mbajnë nën kontroll rreth gjysmën e territorit të Afganistanit. Ata edhe më tej çdo ditë zbatojnë sulme mbi forcat afgane dhe amerikane edhe pse paralelisht zhvillojnë negociata paqësore me SHBA-në në Doha.