Athinë, 14 shtator – Në aeroplanin e vogël privat “Cesna C182” që dje, pas orës 20:00 u rrëzua në pjesën detare në afërsi të ishullit grek Samos, ndërsa ka fluturuar nga Izraeli, janë transportuar dy persona, trupat e pajetë të të cilëve mbrëmë janë tërhequr, ndërsa arsyet e fatkeqësisë ende janë të panjohura, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga agjencia për aviacion civil të Greqisë, njoftojnë se aeroplani privat me dy udhëtarë ka fluturuar nga qyteti izraelit Haifa, ndërsa sipas planit të dorëzuar për fluturim është dashur menjëherë pas orës 20:00 të zbresë në aeroportin e Samos, por menjëherë para zbritjes është humbur komunikimi me kontrollin për fluturim dhe është informuar Qendra për hetim dhe shpëtim.
Organet kompetente e filluan aksionin e shpëtimit në pjesën jugore detare nga aeroporti në ishullin për gjetje të aeroplanit dhe pasagjerëve, ndërsa roja bregdetare i ka gjetur dhe tërhequr dy trupat e pajetë.