Ankara, 14 shtator – Dy tërmete të fuqishme sot sot në mëngjes e kanë goditur rajonin rreth kryeqytetit të Turqisë.
Dridhja e parë është regjistruar në orën 9:00 sipas kohës lokale në verilindje të Ankarasë. Magnituda e tij ishte 4,7 ballë sipas Shkallës së RIhterit, ndërsa epiqendra ishte në provincën Çankara, në verilindje të Ankarasë, në thellësi prej 14 kilometrave nën sipërfaqen e tokës.
Tre minuta më vonë tërmet tërmeti është përcjell me një tërmet tjetër në rajonin e njëjtë, fuqia e tij ishte 4,8 ballë sipas Shkallës së Rihterit, njofton Agjencia turke për luftë me fatkeqësitë natyrore. Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej katër kilometrave nën tokë.
Deri në këtë moment nuk ka të dhëna, as informacione, për viktima eventuale, të pësuar ose dëm të shkaktuar material.
Tërmetet janë ndjerë në Ankara dhe në qytetet përreth.