Shkup, 16 korrik – Prokuroria themelore pubike dhe MPB mbrëmë kishin urdhër arrest për kryeprokuroren speciale Katica Janeva në ndërtesën e kësaj prokurorie, shkruan MKD
Mirëpo, gjatë kohës së bastisjes së shtëpive të të akuzuarve, Janeva ka arritur që të lajmërohet tek disa ish diplomat të huaj në vend, pjesëmarës në bisedimet e Përzhinos.
Krahas bisedave telefonike, Janeva është dëgjuar edhe me përfaqësues të pushtetit e me këtë rast burime theksojnë se Janeva është kërcënuar se një pjesë të përgjimeve i ka dërguar jashtë vendit e më pas urdhër arresti është ‘zhdukur’.