Një tajfun që ka goditur Japoninë, ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave, derisa dhjetëra-mijëra të tjerë janë urdhëruar që të evakuohen drejt vendeve më të sigurta. Tajfuni Lan, i klasifikuar në kategorinë e katërt, ka goditur pjesën jugore të vendit dhe është duke shkuar drejt verilindjes, njoftoi Agjencia e meteorologjisë së Japonisë. Lan dukej se ishte duke u dobësuar, por është ende një stuhi e fuqishme që po shkakton shira të fuqishme prej 80 mm brenda një ore. Agjencia ka lëshuar paralajmërim për shira të fuqishme dhe vërshime në bregdetin e Japonisë nga ana e Paqësorit, përfshirë edhe pjesën e rajonit të Tokios.Mbi 70,000 njerëz në pjesë të ndryshme të Japonisë janë urdhëruar për evakuim, transmeton televizioni publik NHK.