Vlladivostok, 2 nëntor – Dy persona kanë humbur jetën në shpërthimin në anijen “Gadishulli i Amerikës” në afërsi të qytetit Nakodka në Lindjen e largët ruse.
“Shpërthimi ka ndodhur tek një tanker në Nakodka. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa edhe një anëtar i bordit është zhdukur”, kumtoi Shërbimi për kërkim dhe shpëtim të portit.
Në anije ka pasur gjithsej nëntë anëtarë të ekuipazhit.
Dy anije për shpëtim janë dërguar në këtë lokacion.
Sipas raporteve të para, pas shpërthimit nuk është shkaktuar zjarr.