Uashington, 15 mars – Një aeroplan ushtarak amerikan është rrëzuar në ujërat e Oqeanit Atlantik në afërsi të brigjeve të shtetit federal të Floridës, ku kanë humbur jetën dy pilotë.
Siç kumtoi Aviacioni Ushtarak Amerikan, të dy pilotët e aeroplanit të tipit FA-18 “Hornet” kanë arritur të katapultojë para rrëzimit të fluturakes, por megjithatë nuk kanë arritur të mbijetojnë.
Shkaqet për rrëzimin e aeroplanit tani për tani nuk dihen.
Aeroplani ushtarak ka fluturuar nga baza detare “Oseania” në shtetin federal amerikan të Virxhinias dhe është rrëzuar në afërsi të ishullit Ki Uest.