Dy marinarë e kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në një spital në SHBA pas shpërthimit i cili ka ndodhur në anijen Tamar, në pronësi të pronarit slloven të anijeve Splloshna Pllovba. Shpërthimi, pas të cilit shpërtheu zjarr në anije, i regjistruar në Ishujt Marshall ka ndodhur dje, konfirmoi drejtori i Splloshna Pllovba, Egon Bendel.
Sipas tij, deri te incidenti i anijes i cili transportonte thëngjill nga Baltimori amerikan drejt ishujve Azure erdhi në Oqeanin Atlantik. Arsyet për shpërthimin dhe zjarrin në hapësirën e përparme transportuese në anijen 190 metra të gjatë, të specializuar për transport të qymyrit, ende po konfirmohen, ndërsa pas incidentit kanë intervenuar edhe shërbimet amerikane të shpëtimit dhe roja bregdetare.
Anija ka ekuipazh të përzier ndërkombëtar, midis të cilëve edhe tre shtetas sllovenë, nga të cilët asnjëri nuk pësoi vdekje. Pjesët vitale të anijes nuk janë dëmtuar dhe kështu anija me destinacion përfundimtar në portin në Indi do të vazhdojë lundrimin.