Gjithsej 65 për qind e francezëve janë të pakënaqur nga puna e presidentit francez, Emanuel Makron, ka treguar anketa më re e IFOP FIDUCIJL për Sud Radio Snjuz. Në prill të vitit 2018 ky numër ka qenë 58 për qind.
Poashtu 63 për qind konsiderojnë se presidenti nuk i ka përmbushur premtimet nga fushata e tij parazgjedhore, ose 72 për qind nuk janë të kënaqur me hapat që ka marrë në përmirësimin e fuqisë blerëse, njofton korrespodenti i MIA-s.
Vetëm 35 për qind e francezëve të anketuar thonë se janë “të kënaqur” nga aksioni i presidentit të tyre (-7 pikë).
Anketuesit janë me shumicë të madhe (63 për qind) të mendojnë se shefi i shtetit nuk i ka plotësuar detyrimet e marra gjatë kohës së fushatës (+20 pikë në krahasim me prillin 2018), derisa 37 për qind mendojnë se i ka përmbushur (-20 pikë). Më pozitivisht konsiderohet aksioni i tij për “marrëdhëniet me BE-në”, (56 për qind), por -11 pikë në krahasim me prillin 2018), “lufta kundër terrorizimit” (48 për qind, -2 pikë) dhe “pasqyra e Francës” në botë (46 për qind, por -17 pikë).
Në pyetjen për vijat e karakterit të presidentit, 69 për qind besojnë se atë e karakterizon “autoritarizmi” dhe kjo mund ta karakterizojë “afërsisht mirë” personalitetin e tij, 58 për qind besojnë se ai “ka autoritet”, 50 për qind mendojnë se ai “e di se nga shkon”. Madje 30 për qind e francezëve e përshkruajnë si “fer”, ndërsa 24 për qind e konsiderojnë për “të afërt me shqetësimin e francezëve”.
Megjithatë, asnjë politikan tjetër nuk mund të “bëjë më mirë” sipas anketuesve. Anketuesit e kanë vendosur Marin Le Pen menjëherë pas Makronit, por me vetëm 27 për qind, kundrejt 53 për qind të cilët thonë se do të ishte “më keq”. Kryetari i Asamblesë kombëtare megjithatë vjen para Nikolla Sarkozit (22 për qind, kundër 35 për qind), Zhan- Luk Melenshon (17 për qind, kundër 58 për qind), Ksavier Bertrand (16 për qind), Fransoa Oland dhe Nikolla Dupon- Aigan me nga 15 për qind, Janik Zhadot me 13 për qind, Valeri Pekres me 11 për qind, Bernard Kazenev me 10 për qind dhe Olivie Fore me 6 për qind.