Dy fëmijë 7 vjeç kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 6 vjeçe dhe arsyeja është e tmerrshme. Ata thonë se e kanë bërë një gjë të tillë pasi e kanë parë në një film porno. “E bëmë sepse e pamë në një film porno”, janë justifikuar dy fëmijët 7-vjeçarë për abuzimin që i bënë shoqes së tyre 6 vjeçe.
Kjo ngjarje ka ndodhur në parkun e lojërave të një shkolle luteriane, në jug të Australisë, vitin kaluar por historia u bë e njohur vetëm në ditët e fundit nga shtypi lokal kur policia vendosi të hapte një hetim mbi rastin.
“Ne nuk ishim informuar për incidentin as nga shkolla apo nga familjet, kështu që nuk ishim në gjendje të menaxhonim apo hetonim çështjen”, thanë autoritetet. Nën akuzën është shkolla që, sipas policisë ka fshehur ngjarjen, në vend që të marrë masa. “Ata e kanë minimizuar këtë çështje- sikur të mos kishte ndodhur asgjë, por ndërhyrja do të ishte e nevojshme”, tha eksperti i informatikës Susan McLean.
Ky nuk është episodi i parë i asaj që ndodh, me të vërtetë ka një rritje shqetësuese në sulmet seksuale madje edhe tek të miturit. Të dy fëmijët, që thuhet se janë marrë në pyetje nga policia, kishin parë video pornografike në telefonat e tyre përpara se të keqtrajtonin shoqen. Pas sulmeve seksuale, viktima u largua nga shkolla, por dy fëmijët vazhdojnë të mësojnë aty.