Shkup, 24 shkurt – Dy shkupjanë I.A. (29) dhe S.R (35) janë lënduar mbrëmë nga armë zjarri në ora 00:21 minuta në rr. “Ferid Bajram”, pas çka janë dërguar në spitalin “Sistina” për dhënien e ndihmës mjekësore.
Nga MPB-ja konfirmojnë për MIA-n se efektivët e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se I.A dhe S.R. janë lënduar me armë zjarri dhe është dëmtuar automjeti i udhëtimit “audi”, pronë e E.S. (33) nga Shkupi.
Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.