Veles, 2 tetor – Sipas informacioneve të SPB- Veles, mëngjesin e sotëm rreth orës 6:30 në autostradën Gradsko- Veles një automjet me udhëtarë e tipit “reno espejs”me tabela të Strumicës, i drejtuar nga person i panjohur ka goditur në gardhin mbrojtës dhe është përmbysur.
Pas aksidentit, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa në automjetin janë gjetur 13 emigrantë ku dy kanë qenë të lënduar. Ata janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Veles, ndërsa për shkak të karakterit të lëndimeve janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i SPB- Veles, Verolub Dodevski, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka bërë ekip nga SPB e Velesit.