Shkup, 9 prill – Dy të burgosur para dy ditëve janë arratisur nga burgu i Idrizovës, kështu vërteton edhe drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, Jovica Stojanoviq, transmeton gazeta KOHA.
Sipas tij, njëri nga të burgosurit ka ikur nga pjesa gjysëm e hapur derisa tjetri nga pjesa e hapur ku edhe e kanë kryer dënimin e tyre.
Arratisja është incizuar edhe nga kamerat dhe po bëhet inspektim mbi ndonjë lëshim të mundëshëm nga ana e gardianëve të burgut.
Sipas drejtorit Stojanoviq, tashmë po meren masa disiplinore për të zbardhur në tërësi rastin.(koha.mk)