Të martën mbrëma, në magjistralen Tetovë-Gostivar, pranë stacionit të pagesave në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.R. (52) dhe 28-vjeçaren M.I nga fshatrat Dobërdoll dhe Vrutok të Gostivarit, për shkak gjatë kontrollit të kryer ndaj, në automjetin e tyre është gjetur kokainë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgatiten parashtresat adekuate.