Shkup, 22 tetor – Dy persona janë arrestuar pasi sot policia, pas urdhërit të marrë gjyqësor, ka kryer bastisje në dy objekte në lagjen Hasanbeg në Shkup.
Punonjës në polici nga Sektori për polici kriminalistike – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materje të rrezikshme dhe SPB Shkup – Njësia për tregti të palejuar me drogë dhe armë, sot gjatë bastisjes në shtëpinë e K.I., ka gjetur armë me një karrikator dhe dy plumba.
“Gjatë bastisjes së veturës ‘golf’, te M.I. është gjetur një pistoletë me një karrikator dhe 14 plumba”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Lidhur me këtë rast, janë arrestuar A.I. dhe B.I., dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngriten padi adekuate.