Shkup, 29 maj – Dy persona janë akuzuar për mosrespektim të orës policore në Dibër, të cilët më 11 maj të 2020 u hasën duke lëvizur pa leje.
“Në ngjarje të veçanta penale-juridike, të dy të pandehurit më 11 maj 2020 u gjetën duke lëvizur jashtë shtëpive të tyre gjatë orës policore, pa poseduar leje për këtë. Me këtë, ata vepruan në kundërshtim me Vendimin për ndalesë dhe për regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e kanë kryer veprën penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal”, theksuan nga Prokuroria Publike.
Prokuroria e Dibrës paraqiti propozime për të pandehurit në Gjykatë për shqiptimin e urdhrave penalë me të cila propozoi gjobë nga 10 deri në 100 gjoba ditore për secilin nga të pandehurit.