Moskë, 26 dhjetor – Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 15 janë lënduar kur një autobus i udhëtarëve, ka dalë nga rruga në rajonin rus Lipek, deklaroi sot zëdhënësi i shërbimit lokal për situata të jashtëzakonshme.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur kur shoferi i autobusit kishte humbur kontroll ndaj automjetit pas çka autobusi kishte dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Në momentin e aksidentit, në autobus ka pasur 17 persona, ndërsa 15 kanë arritur vetë të dalin nga autobusi.