Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ergys Kaçe duket se do ta vijojë jashtë Greqisë karrierëne tij. I dalë nga akademia e PAOK, korçari është huazuar në vitet e fundit te disa skuadra të Superligës greke, ndërsa PAOK nuk po bën hapa përpara për rinovimin e kontratës.
Së fundmi mësohet se janë dy oferta që kanë mbërritur për lojtarin kuqezi, një nga Polonia dhe një ofertë e vlefshme nga Turqia. Lojtari është rikthyer te PAOK nga huazimi te Larisa, ndërsa u aktivizua 19 ndeshje këtë sezon duke dhënë tre assiste.