Shkup, 29 tetor – Seanca e parë kundër dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski është caktuar të mbahet më datë 9 nëntor, me fillim nga ora 10:30, shkruan gazeta KOHA.
Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit këtë vendim e ka miratuar pas vlerësimit të aktakuzës, të cilën paraprakisht e dorëzoi Prokuroria Publike e Shkupit. (koha.mk)