Dy të rinj shqiptar janë arrestuar këtë të martë nga policia e Ferentinos në Itali pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Pavarësisht se dy të rinjtë Bledi Masha 22 vjeç dhe Fjoralb Fejzo 21 vjeç ishin thjesht trafikantë të vegjël, ata kishin gjetur një mënyrë mjaft dinake për të fshehur drogën që shisnin në rrugë.
Djemtë e fusnin kokainën në vezë. Djemtë i kishin fshehur në një pjesë të qytetit rreth 50 doza brenda dy vezëve plastike.
Përveç drogës, u sekuestruan edhe 415 euro para cash të ardhura nga aktiviteti ilegal./Gazeta Express