Sipas shërbimeve policore dhe atyre shëndetësore në mëngjesin e sotëm në Jerusalem janë lënduar të paktën 14 persona në dy shpërthime që në një periudhë brenda gjysmë ore ndodhën në dy stacione të autobusëve në hyrjet të Jerusalemit.
The Times of Israel, shkruan se policia dyshon se bëhet fjalë për një sulm të palestinezëve. Dy nga personat e plagosur nga shpërthimet janë në gjendje kritike.
Sipas tyre, shpërthimi i parë ka ndodhur në afërsi të hyrjes kryesore në Jerusalem, mëngjesin e sotëm pak pas orës shtatë sipas orës lokale. Në atë shpërthim kanë mbetur të lënduar 11 persona, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore.
Gjysmë ore më vonë, një tjetër shpërthim ka ndodhur në hyrjen e dytë të Jerusalemit. Sipas autoriteteve shëndetësorë, tre persona janë lënduar lehtë nga predha.
Mediat raportojnë se ka mundësi që shpërthimet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i një bombe të lënë në një çantë. Policia bëri të ditur se hetimet janë në vijim, si dhe kanë nisur kërkimet për të dyshuarit.