Dy serbë të rinj janë lënduar mbrëmë në Mitrovicën e Veriut, pasi në lagjen “Mëhalla e boshnjakëve” ishin sulmuar nga një grup i shqiptarëve, bëri të ditur sot portali kosovar në gjuhën serbe Kossev.
Incidenti, siç informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Nemanjina”.
Paraprakisht, sipas portalit të Mitrovicës, verbalisht ishte sulmuar motra e njërit nga serbët e lënduar.
Dragosllav Kostiç, babai i njërit nga djemtë, ka deklaruar se 30 shqiptarë e kanë sulmuar djalin e tij së bashku me shokun.
Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike në Mitrovicë, ku ishin hospitalizuar.
Nga policia e Kosovës ende nuk ka informacion zyrtar për ngjarjen. (koha.mk)