Shkup, 19 shkurt – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dy seanca do t’i mbajë Komisioni për shëndetësi.
Pika e vetme në rendin e ditës të seancës së parë është Projektligji për realizimin e projektit “Qendër klinike universitare e re” për ndërtimin dhe vënien në funksion të kompleksit të ndërtimeve, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.
Në seancën e dytë anëtarët e Komisionit për shëndetësi do të debatojnë për projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, të dy me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.