Shkup, 9 janar – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë në seancën e 75 plenare do ta fillojë debatin për konfirmimin e propozim-amendamenteve të Kushtetutës me të cilat duhet të rrumbullaksohet procesi për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit, njofton Koha.mk
Në rend dite të kësaj seance është edhe Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për dërgim të pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetja vendimtare” në Afganistan.
Paraprakisht, prej orës 11, Kuvendi duhet të debatojë për tre pika të mbetura në rend dite të seancës së 32-të: Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lëndët e para minerale: Raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2016 dhe Raportin vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës së fëmijëve dhe për gjendjen në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencën e fëmijëve në vitin 2016.
Në Shtëpinë ligjdhënëse sot seanca do të mbajnë dy komisione – Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjdhënës-juridik, të cilat do ta shqyrtojë Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetja vendimtare” në Afganistan.