Shkup, 28 dhjetor – Dy raste të reja me fruth janë laboratorikisht të konfirmuara. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës dy vjeç e gjysmë nga Kumanova dhe një gruaje 32-vjeçare të lagjes Shuto Orizare të Shkupit. Këto dy raste nuk janë ndërlidhur epidemiologjikisht, informoi sot Instituti për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë.
Nga ana e shërbimeve epidemiologjike në Qendrën për shëndet publik Shkup dhe në Qendrën për shëndet publik Kumanovë, siç theksohet, ndërmerren masa aktive në terren lidhur me zbulimin e kontakteve, verifikimeve të statusit të vaksinimit dhe vaksinimit të tyre konform rregullores dhe kalendarit për imunizim.
Me këto dy raste gjatë këtij muaji janë regjistruar nëntë raste me fruth. Prej tyre shtatë (gjashtë fëmijë dhe një i rritur) janë nga lagjja Radishan e Shkupit ku më 19 dhjetor është shpallur epidemi.