Bagdad, 26 mars – Dy raketa sot goditën Zonën e Gjelbër të Bagdadit, kumtoi armata irakiane.
Me shumë mundësi, shënjestër ishte Ambasada e SHBA-së, e cila gjendet rreth njëqind metra në jug të vendit ku ranë raketat.
Numër i madh i ambasadave si dhe ndërtesa qeveritare janë të vendosura në Zonën e Gjelbër në Bagdad.
Ky është sulmi i 26-të raketor në Zonën e Gjelbër në Bagdad që nga muaji tetor deri më sot. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.