Dy shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve njëri doganier – i punësuar në shpedicion, kurse tjetri shef i një agjencie të sigurimit janë arrestuar në një operacion të madh të policisë bullgare kundër një grupi kriminel, i cili ka pasur hakerë që kanë ndikuar në realizimin e kontrabandës së mallrave.
Hetimet e ministrisë bullgare për punë të brendshme vazhdojnë edhe në shtete tjera, duke përfshirë edhe Maqedoninë, ka njoftuar policia e Sofjes.
Policia ka vërtetuar se këta hakerë kanë krijuar softuer përmes të cilit janë futur në sisteme informatike të kompjuterëve, me të cilët mbyllen regjime të ndryshme doganore pa pasur qarkullim real të mallrave.