Dy policë egjiptianë janë vrarë, ndërsa një është lënduar pasi një grup, për të cilin kanë gjurmuar, ka hapur zjarr ndaj tyre, në një lagje në veri të Kajros, njofton gazeta shtetërore “Ahram”, transmeton BTA. Edicioni nuk saktëson se për çka janë kërkuar sulmuesit. Pas sulmit, autoritetet në rajonin Al Minufia i përforcuan masat për siguri.