Shkup, 13 nëntor – Një këmbësorë dhe një bashkudhëtarë në autobus kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në 14 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në qytetin e Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.
Sipas buletinit policor, 53 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer nën ndikimin e alkoolit, 10 kanë vozitur para së të pajisen më të drejtën e drejtimit të automjetit, ndërsa nga komunikacioni është përjashtuar edhe një shofer.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 11 automjete të paregjistruara, ndërsa 81 për parkim jo të rregullt.
Në 24 orët e kaluara me automjetin special “karrotreci” janë larguar 75 automjete.
Policia ka sanksionuar shtatë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, katër për rreshtim jo të rregullt, një për parakalim jo të rregullt dhe 11 shoferë nuk kanë dhënë leje parakalimi për automjete në zonën e udhëkryqit.