Tetovë, 30 shtator – Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë të enjten mbrëma rreth orës 22:25, në Bogovinë të Tetovës, kanë arrestuar personat M.B. (22) dhe Z.Sh.(26), të dy nga Gradeci i Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në veturën “BMW” me targa të regjistrimit të Gostivarit, në të cilën ishin transportuar, është gjetur marijuanë. Të dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.