Shkup, 12 dhjetor – Një shofer i një automjeti motorik për udhëtim dhe një këmbësorë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa nëntë persona lëndime të lehta në shtatë prej gjithsej 16 aksidenteve të trafikut në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në nëntë prej tyre është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se janë sanksionuar 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjashtë para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe katër shoferë fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe pesë automjetet të paregjistruara. Policia e komunikacionit ka dhënë 73 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karotrec” janë larguar 71 automjete.
Janë sanksionuar edhe tre shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë, tre për tejkalim jo të drejtë, tre shoferë për jo posedim të pajisjeve dimërore në automjete, 22 shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit dhe 32 shoferë për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.
Sektori për Parandalim pranë SPB Shkup sot do të realizojë punëtori edukative në SHF – Gjorgjia Pulevski në komunën e Aerodromit, me nxënësit e klasës së dytë, në suaza të projektit edukativ për komunikacion – Ti mbrojmë fëmijët në komunikacion.