Shkup, 6 prill – Katër persona të panjohur fizikisht i kanë sulmuar mëngjesin e sotëm rreth orës 4.30 në rr. “Nikolla Karev” në Shkup J.B. (33) dhe shokun e tij A.N.
Siç njofton Ministria e Brendshme, rastin në polici sot e ka denoncuar J.B.
Ndërsa J.B. dhe A.N. kanë qenë të ulur në tavolinë, kanë vënë re se si personat e panjohur kanë dashur të vidhnin pije nga frigoriferi dhe i kanë paralajmëruar se kjo nuk është në rregull. Menjëherë pas kësaj, personat i kanë sulmuar fizikisht.
Policia po punon për zbardhjen e rastit.