Shkup, 14 gusht – Dy persona janë lënduar më rëndë, ndërsa dhjetë janë lënduar më lehtë në 11 aksidente trafiku të evidentuara në rajonin e SPB Shkup në 24 orët e fundit. Prej aksidenteve tre kanë qenë me dëme të shkaktuara materiale.
Policia e trafikut ka sanksionuar 33 shoferë për tejkalimin e shpejtësisë së paraparë. Janë përjashtuar 15 shoferë nga komunikacioni, prej të cilave 12 për shkak drejtimit të automjetit para se të fillojnë të drejtën e tillë, dy kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri ka qenë shofer fillestar.
Një automjet është përjashtuar nga komunikacioni për shkak parregullsisë teknike, ndërsa ka pasur 15 automjete të paregjistruara. Në mënyrë të parregullt janë parkuar 115 automjete, ndërsa “karrotreci” ka mënjanuar 47 automjete.