Shkup, 31 janar – Dy persona janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 12 aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në dy aksidente lëndime të lehta kanë marrë dy persona, ndërsa në tetë është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, njëri nuk kanë dhënë përparësi për parakalim, ndërsa një është sanksionuar për renditje në mënyrë të parregullt.
Nga trafiku është përjashtuar një shofer për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit dhe 24 të tjerë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, edhe 13 persona të cilët kanë drejtuar automjetin me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit dhe dy automjete teknikisht të parregullt. Janë sanksionuar edhe nëntë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë. Janë hasur edhe 98 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 53 automjete.