Paris, 28 tetor – Sulmuesi i cili lëndoi seriozisht dy persona duke qëlluar me armë zjarri para xhamisë në Bajon (Pirineu Atlantik), ndërsa paraprakisht është përpjekur që ta djegë derën e objektit fetar, ndërsa është arrestuar në shtëpinë e tij në Land, njofton gazeta KOHA.
“Në orën 15 e 20 minuta një burrë është përpjekur ta djegë derën e xhamisë në Bajon. I befasuar në tentativën e tij prej dy personave, personi ka qëlluar drejt tyre. Sulmuesi duke u larguar nga vendi i incidentit ia ka vënë flakën edhe një automobili”, theksohet në kumtesën e prefekturës Prine-Atlantik.
Dy viktima janë të moshës prej 74 dhe 78 vjeçare dhe janë hospitalizuar në Bajon.
Sipas një burimi anonim të policisë, sulmuesi i dyshuar është një burrë 84 vjeçar, i identifikuar si Klod S. Ai ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në vitin 2015 nga Fronit nacional.(koha.mk)