Melburn, 9 nëntor – Dy persona humbën jetën, ndërsa pesë janë paraqitur si të zhdukur, ndërsa së paku 150 shtëpi janë shkatërruar në zjarret që shpërthyen në mbarë Australinë lindore, kumtuan sot autoritetet lokale.
Shërbimi i zjarrfikësve në Uellsit të ri jugor, konfirmoi se dy persona kanë humbur jetën në zjarr në afërsi të Glen Ines, rreth 550 kilometra në veri të Sidneit.
Pesë persona ende udhëhiqen si të zhdukur, ndërsa kryeministri Skot Morison deklaroi se ekziston brengë se numri i viktimave mund të rritet.
Morison tha se rezervistë të Forcave të armatosura australiane do t’u bashkangjiten shërbimeve urgjente në ballafaqim me stuhinë e zjarrit.