Dy persona humbën jetën sot në një zjarr të shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi në një banesë në kryeqytetin Sarajevë, njoftoi Shërbimi i ndihmës së shpejtë. “Tani për tani kemi dy raste në banesë ku ndodhi zjarri. Tre nga ekipet tona ende kujdesen për të lënduarit dhe të helmuarit nga dioksidi i karbonit, deklaroi mjeku kujdestar, Jasmina Hanjaliq për agjencinë FENA. Shpërthimi ndodhi sot në mëngjes në orën 8:55 minuta.