Dublin, 18 mars – Dy persona humbën jetën, ndërsa disa persona janë lënduar nga stampedoja që ka ndodhur mbrëmë në diskotekën e hotelit “Grinvejll” në qytetin e Irlandës së Veriut, Kukstaun.
Disa dhjetëra të rinj ishin mbledhur për ta festuar Ditën e Shën Patrikut, kur nga shkaqe të panjohura filloi një stampedo, ikje në rrëmujë, ku dy persona e kanë humbur jetën.
Të lënduarit janë shtruar në spitalet lokale, ndërsa njëri prej tyre gjendet në gjendje kritike.
Ndihmës shefi i policisë të Irlandës së Veriut, Mark Hamilton deklaroi se arsyeja e incidentit nuk dihet, por ekzistojnë indikacione se ka pasur shembje të diskotekës.